TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i ka dërguar Komisionerit Publik një rekomandim për ankimimin e vendimit në KPA për prokurorin Naim Tota.
Në datën 10 mars 2023, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të Naim Totës, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, thuhet në njoftim.
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 28 prill 2023. Sot, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë Rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vijon njoftimi.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përfundon njoftimi i Komisionerit Publik.