AKTUALITET, 12 Korrik 2022, 09:34

“Koha nuk pret më”- Meta reagon për skandalin e Inceneratorëve: Të moshuarve u kërkohen të paraqiten fizikisht për të marrë pensionin, miliona euro grabiten me një firmë

“Koha nuk pret më”- Meta reagon për skandalin e

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për skandalin e inceneratorëve pas publikimit të fakteve të reja me firma të falsifikuara të personave që nuk jetojnë më.

Meta shprehet se për të marrë pensionin u kërkohet të paraqiten fizikisht ndërsa për afera të këtyre përmasave nuk merret asnjë masë.

Ai thekson se vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetut dhe korrupsionit e parandalon falimentimin e Shqipërisë.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më!”, shkruan presidenti.