AKTUALITET, 11 Korrik 2022, 21:26

Mbërrin në spital pa shenja jete një 37-vjeçar, dyshimet e policisë për ngjarjen

Mbërrin në spital pa shenja jete një 37-vjeçar, dyshimet e

Një 37-vjeçar është paraqitur në spitalin e Korçës pa shenja jete. Sipas policisë, i riu dyshohet se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa nga këqyrja paraprake është konstatuar se nuk ka shenja dhune.

Sipas policisë, 37-vjeçari në momentin kur është dërguar në spital ka qenë i shoqëruar nga familjare.

Njoftimi:

Mbrëmjen e sotme, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka mbërritur i pajetë, pa shenja dhune në trup dhe i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi O. Xh., rreth 37 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.