TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin.
Gjatë intervistës u fol edhe për median dhe gjendjen e saj në Shqipëri, kryesisht për faktin se ajo është e kapur nga qeveria.
Rakipi e pyeti Fevziun se përse në Shqipëri televizionet e mëdha janë gjithmonë me qeverinë?
Fevziu deklaroi se kjo nuk lidhet shumë me televizonet, por me programe specifike.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Ti je një gazetar që gjendesh në të gjithë korridoret e politikës, sikundërse edhe unë. Kjo ka qenë edhe fat, por edhe një problem. Ndryshe nga çfarë ndodh me gazetarët në perëndim. Nuk të duket se këtu ka një bashkim më të papranueshëm se çfarë e kërkon profesioni?
Blendi Fevziu: Ne krijuam idenë e palëve, përplasjen PD-PS. Kur kjo përplasje filloi të zbehej, se politika nuk kishte më shkëlqimin e parë, ne zëvendësuam politikanët e të majtës dhe të djathtës, me analistë të së majtës dhe së djathtës. Ne krijuam një grupim njerëzish, që nuk thonë atë që besojnë, por thonë atë që duhet të thonë. Ky ka qenë nga defektet e mëdha që do t’i kushtojë Shqipërisë afatgjatë.
Ylli Rakipi: Televizionet më të rëndësishme të vendit janë gjithmonë me qeverinë. Ti e ke të vështirë të flasësh se punon edhe këtu (te Klani).
Blendi Fevziu: Nuk kam bindjen që është televizioni. Mendoj se gjërat vendosen mbi bazë emisionesh dhe drejtuesish. Ka emisione, Arjan Cani përshembull këtu, që është shumë kritik, Stop-i është shumë kritik. Shumë gjëra varen nga personaliteti i gazetarit. Këtë e quaj një lloj fitore. Më mirë të ketë personalitete të forta që mbajnë raporte, sesa një repart ushtarak, siç ndodh në gazeta që ka vetëm një qëndrim.
Ylli Rakipi: Jetojmë në një sistem hibrid që nuk ezkekutohet si në perëndim dhe i kemi pranuar një pjesë të këtyre gjërave. Por, përshembull ka tejkalime të tilla, ku ka media që financohen drejtpërdrejt nga qeveria dhe krijohen nga qeveritë.
Blendi Fevizu: Nuk hyj në këtë pikë sepse kjo është flagrante. Kjo është e patolerueshme. Ndodh patjetër. Pse thua mediat? Krijohen çdo ditë me dhjetëra portale për të të sharë ty, për të sharë tjetrin. Duhet të jemi më konkretë në një gjë. Kam përshtypjen që pas 2013, nuk ka më njerëz që kanë bindje shumë të mëdha në raport me ndryshimet politike.
Votuesit janë treguar më inteligjentë në raport me atë që ne mundohemi të japim. Po marr zgjedhjet e fundit. Cfarë do ti ndryshonte një votuesi ikja e Ramës dhe ardhja e Bashës?
Jemi munduar ti krijojmë gjërat si magjistarë. Ne shfryjmë për publikun, por nuk e kemi parë se a e ka kuptuar publiku.
Ylli Rakipi: Edhe biznesmenët janë tmerruar. Ka vetëm pushkë të ngritura që qëllojnë dhe luftë për gjoba. Si e mendon këtë?
Blendi Fevziu: Puna e gjobave, e kam dëgjuar vazhdimisht edhe nga njerëz seriozë. Është kthyer në një lloj mendësie. Gjobat vihen për mirëqënie, për të jetuar mirë, për të bredhur. Është kriminale dhe duhet të ketë një reagim.