AKTUALITET, 11 Korrik 2022, 21:53

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Ky skandal do e rrëzojë këtë qeveri! Nëse SPAK do merrte të pandehur Ramën, do kishim shkuar në zgjedhje të parakohshme

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Ky skandal do e rrëzojë

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se skandali me aferën e inceneratorëve do të jetë fundi i qeverisë Rama.

I ftuar në emisionin “Open”, Berisha tha se opozita po ndërgjegjëson qytetarët në mënyrë që të reagojnë ashpër ndaj skandaleve të tilla.

Sipas ish-kryeministrit, nëse SPAK do të merrte të pandehur Rama, qeveria do të rrëzohej dhe do kalohej në zgjedhje të parakohshme.

Berisha: Ky skandal do e rrëzojë qeverinë. Ky popull do e rrëzojë këtë qeverinë. Po bëjmë gjithçka për të angazhuar qytetarët. Të ndërgjegjësojmë qytetarët. Ky skandal do e djegë këtë qeverinë. Nuk e kalon dopt këtë skandal pasi ka firmosur kontrata me negociata të mbyllura. Agaçi që mbushte baulet me të. Kjo nuk kalohet. Po e çojnë vendin drejt një pasigurie të jashtëzakonshme. Nëse ju lexoni aktakuzën që i bëjnë Lefter Kokës, thonë është bërë prokurim në kundërshtim me ligjet. Por meqënëse prokurimi është bërë me dijeni të Ramës, atëherë ata akuzohen për vepra të tjera. Nëse SPAK e merrte të pandehur Ahmetajn, Ramën, qeveria binte dhe shkoje drejt zgjedhjeve.

Gazetari: Kjo nuk bëhet, çfarë ndodh atëherë?

Berisha: Do e rrëzojnë qytetarët. Se çfarë do bëjmë, ta garantoj unë se çfarë do bëjmë.

Gazetari: Çfarë keni për t’i dhënë më Shqipërisë? Përveçse një ambicie personale, ka një perceptim publik që nuk duan as Ramën e as Berishën. Çfarë do sillte Berisha nëse do rrëzohej Rama?

Berisha: Së pari, ju garantoj se krahas protestës, ju do të dëgjoni të gjithë alternativën. Nuk do jetë vetëm protestë, por do paraqitet një alternativë e hollësishme. Do i jepet përgjigje imediate, së pari një zero tolerancë ndaj vjedhjeve të këtij vendi. Do krijohen mekanizmat më të fuqishme të transparencës. Do përzgjidhen shqiptarë nga diaspora dhe Shqipëria që do i bëjnë një luftë të pakompromis kësaj vjedhje. Kam qenë 8 vite në pushtet. Kam rritur borxhin 4.4%, janë ndërtuar 11 mijë km rrugë, kam dyfishuar rrogat dhe pensionet. Shqipëria kaloi nga vendi me të ardhura të ulëta, në vendet me të ardhura të mesme të larta.