TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ligji për investimet strategjike do të jetë i parë që do të anulohet sapo ai të vijë në pushtet, ndërsa përmendi edhe PPP-të, si abuzime të qeverisë.
Në emisionin “Open” në News24, ai tha se Edi Rama do të japë llogari për të gjitha ato që ka bërë, ndërsa theksoi se së bashki me Engjell Agacin kanë cuar shumë denoncime për të, por asnjë nuk është vërtetuar.
“Edhe prapa diellit po të shkojë, Rama do japë llogari. Edi Rama me Enegjell Agaçin që kanë cuar dhjetëra denoncime për mua. Edhe superfuqia e kohës është marrë me insistim, por nuk kanë për të gjetur asnjë provë dhe fakt. Edhe 100 vjet hetime të bëjnë, jo këtu por në gjithë botën nuk kanë për të gjetur”, tha Berisha.
I Pyetur se çfarë do t’u ofrojë ndryshe shqiptarëve, Berisha sqaroi: “Unë u ofroj shqiptarëve, përgjigjen më të shpejtë të kësaj situate që po rrokulliset. Do vendos minimumin jetik, do t’i çliroje shqiptarët nga varfëria ekstreme.
Ligji për investimet strategjike do jetë ligji i parë që do anulohet. E kam kundërshtuar në mënyrë të pandërprerë. Ai ligj konfiskon tokën e shqiptarëve. Kur me erdhi mua, unë i thashë atë nuk e bëj kurrë
E dyta do të marrin fund PPP, do marrin fund tenderat me një operator dhe tenderat sekrete. Do ndaloj luksin. Nuk do udhëtoj kurrë me avion në dispozicion”.