AKTUALITET, 12 Korrik 2022, 08:31

“Dosjen e Fatos Nanos nuk e bëra unë, por…”- Sali Berisha tregon: Ja pse ai nuk u fut në burg në vitin 2005

“Dosjen e Fatos Nanos nuk e bëra unë, por…”- Sali

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në emisionin “Open” në News24, për dosjen e Fatos Nanos, duke theksuar prerë se nuk e ka bërë ai dosjen dhe as nuk ka shtuar asnjë fakt në të.

Berisha:  Fatos Nano u burgos njëherë. Në mënyrë absolute, qeveria e Berishës nuk ka shtuar një fakt, një provë, një dokument të vetëm, në dosjen e Fatos Nanos. Dosjen e ka bërë Shano Korbeci me qeverinë socialiste. Shko po të duash, se ti e merr e ke aty, po gjete një të dhënë. Dosja ishte gati, nuk u bë nga ne. Por, Fatos Nanos i njoha një meritë tjetër, që pranoi të bëjë rotacionin. Më tha dikush, por nuk e lashë për atë, më tha se cfarë qëndrimi do të mbaja unë, dhe thashë që i vlerësoj atij këtë moment dhe nuk kam për t’u marrë se njëherë ishte në burg ai dhe nuk kisha të bëhesha… Absolutisht, edhe mbrapa diellit po të shkoj, Edi Rama do të mbajë llogari.