AKTUALITET, 11 Korrik 2022, 21:23

“Ose shqiptarët do votojnë të lirë, ose ne do shuhemi si forcë politike”- Deklarata e fortë e Sali Berishës: Do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile!

“Ose shqiptarët do votojnë të lirë, ose ne do shuhemi
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha përsëriti qëndrimin e tij, se Edi Ramën e ka shpallur armik për shkak se ai ka shkelmuar votën e lirë.

Në emisionin “Open”, Berisha bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se ka tre rrugë, ose shqiptarët do votojnë të lirë, ose PD do të shuhet si forcë politike, ose Rama do të largohet.

Ai u shpreh se do të përdoren të gjithë mjetet e mosbindjes civile për të mbrojtur votën e lirë, që siç deklaroi, shqiptarëve ia ka marrë Edi Rama. 

Sali Berisha: Do të përballem me cdo armik që shkel votën e lirë. Edi Rama do ikë dhe do i lejojë shqiptarët të votojnë të lirë. Rikthimi i votës është jetik

Kjo do përcaktohet, por Edi Rama votë shqiptarëve nuk mund ti shkelmojë më. Nuk po them as sfurk as kallash, unë po them këtë: ose ne do votojmë të lirë shqiptarët ose ne si forcë politike do shuhemi, ose Edi Rama do ikë.

Unë them këtë, Edi Rama po preku votën nuk do mund ta prekë më kurrë. Këtë i them, ta dijë mirë. Është një armik i egër i qenies së shqiptarëve.

Ne do dëshironim strategjinë paqësore. Ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile dhe do tu kthejmë votën e lirë shqiptarëve, nuk është betejë për pushtet