AKTUALITET, 11 Korrik 2022, 21:45

"Shqiptarët janë kundër oligarkëve, por duan të bëhen si Kastrati dhe Mane"/ Fevziu: Berisha, Meta dhe Rama nuk i kanë bërë keq vendit, i kanë bërë atë që ka merituar!

"Shqiptarët janë kundër oligarkëve, por duan të
Foto ilustrim

Blendi Fevziu thotë se tre politikanët kryesorë që kanë udhëhqeur Shqipërinë në 30 vite, Berisha, Meta dhe Rama, nuk i kanë bërë keq vendit, por Shqipëria i ka merituar ata.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Fevziu tregoi edhe një sondazh që kishte bërë televizioni ku punon, ku rezultonte që shqiptarët e quajnë korrupsionin negativ, por jo kur japin dhe marrin rryshfet vetë. Po kështu, ata janë kundër oligarkëve, por kanë ambicie të jenë si Shefqet Kastrati apo Samir Mane...

Pjesë nga biseda në TPZ: 

Ylli Rakipi: Shqipëria është drejtuar nga tre njerëz, Berisha , Meta dhe Rama. Këta do të marrin karrigen me vete kur të ikin nga kjo botë.  Si mendon, i kanë bërë mirë apo keq vendit?

Blendi Fevziu: Nuk besoj se i kanë bërë keq vendit, i kanë bërë atë që ka merituar vendi. Ka njerëz që thonë, politikanët e morën në qafë këtë vend… Para 4 vitesh, bëmë një sondazh konfidencial me një kompani të madhe, me fokus grupe. Kur i pyesje njerëzit nëse fjala korrupsion është e mirë apo e keqe, shumica thoshin e keqe. Kur i pyesje, ti jep lek ose do merrje lek kur bën një shërbim, 80% thoshin po. Pra, secili e sheh korrupsionin te tjetri jo te vetja. I pyesnim nëse fjala oligark është e keqe apo e mirë. 80% thoshin e keqe. Kur i vendosje një listë me 18 vetë, dhe i pyesje si kush prej tyre do të doje të bëhesh, shumica thoshin si Kastrati ose Samiri. Ëndrra e këtyre njerëzve është të pasurohen, si në çdo vend të botës. Politikanët janë produkt i kësaj shoqërie. Kështu janë edhe biznesmenët, gazetarët, policët, etj.

**

Ylli Rakipi: Si lindi biznesi shqiptar Fevzi? Pëvec faktit që është interesante, disa prej tyre janë njerëz të paarsimuar.

Blendi Fevziu: Kam dashur të shkruaj edhe një libër për këtë. Shqipëria ka patur probleme shumë të mëdha. Deri në vitin 1920 ka qenë shoqëri tipike feudale, me bejlerë që kishin toka dhe mbanin bujq. Në vitin 1923-24, filloi të krijohet klasa e tregtarëve, që zgjatën deri në 1945. Nëse kjo klasë do ishte lënë, Shqipëria do të kishte ndërtuar një klasë reale biznesmenësh,. Erdhi komunizmi, u preu kokat, i futi nëpër burgje dhe i shpronësoi. Viti 1990 filloi klasa e re e biznesmenëve. Shqipëria, ndyrshe nga pjesa tjetër e Evropës Lindore, e ndërtoi klasën e biznesmenëve mbi tregtinë dhe jo privatizimin e aseteve.
Në Rusi përshembull morën asete të mëdha të Bashkimit Sovjetik, naftën, gjërat. Në Shqipëri, u bënë duke blerë dhe shitur. Privatizimet erdhën pas 97’. Në Lindje patën fabrika që u transformuan, patën mundësi të tjera.
Ndër biznesmenët e parë që u futën në Shqipëri, u futën dy kategori, disa më të sofistikuar, apo që u sofistikuan rrugës dhe disa fare të pa kulturuar dhe të formuar, por kurajozë. Mbushinin një thes me dollarë, fluturonin deri në Kinë, blinin gjëra cfarë të kishte, i sillnin