TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e cilësoi të gabuar qëndrimin e kryeministrit Kurti që i kishte ftuar liderët e partive të opozitës që të diskutonin për krizën e targave me Serbinë, por jo për territorin në veri, duke e akuzuar se po bën politikë populiste duke krijuar trazira në veri të vendit për të fituar vota në jug.
Ndërsa drejtuesi i emisionit, Ylli Rakipi, i kujtoi qëndrimet e kundërta të ndërkombëtarëve përpara dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme në 4 komunat me shumicë serbe në veri të vendit, pas të cilave nisi edhe kriza tjetër, duke i cilësuar këto si tallje me veten.
Biseda
Hoxhaj: Ne kemi pasur qëndrime në Kuvendin e Kosovës, ku i kemi thënë Kurtit: “Ke mbështetjen tonë për dialogun”. Ai ka ftuar vitin e kaluar liderët e opozitës për targat, por për territorin jo. Kush e krijon këtë kohezion? Kurti. Kosova është në një fazë të re dhe ne kemi hyrë në një lloj boshllëku. Në rrethana të tilla ndërkombëtare është ngarkesë për zotin Kurti dhe për Kosovën. Kërkohet prej lidershipit që të gjendet forcë. Raporti me ndërkombëtarët mund të forcohet dhe brenda shtetit mund të forcohet fryma. Qytetarët serbë duhet të futen dhe të integrohen në institucionet e veriut të Kosovës. Ajo që po bën zoti Kurti, është se më shumë po vepron në Veri se si të fitojë vota në jug. Populizmi është çmim i lartë për Kosovën. Frika ime është që nëse nuk e zbaton këtë planin e BE, plan tetë pikësh, që të tërhiqet policia dhe të mbahen zgjedhjet apo dhe asosacionin, nëse se bën këtë....
Rakipi: Bashkësia ndërkombëtare pranoi në palë zgjedhje të cilat konsiderohen qesharake për shkak të pjesëmarrjes 3 %. I pranoi ato dhe i quajti legjitime, BE dhe SHBA. A nuk është qesharake që këta mblidhen përsëri dhe thonë; ju nuk do të futeni në institucione. Kjo është si me të heqë të brendshmet. Pra t’i heqë të brendshmet fare. Tani thonë; ‘ti nuk do të shkosh te këto zyrat!’ Kurtin po e quajmë ‘zero’, sikur i ka gabim ai. Kjo botë e madhe e Perëndimit, a nuk është duke u tallur me veten. Me Kosovën, Ballkanin dhe Edi Ramën...vjen gjithë ai burrë i madh, Escobar dhe thonë” mos hyni në godinë...
Hoxhaj: Pajtohem. Kur je kryeministër i një vendi të vogël, detyra e tij është që të balancojë. Ju duhet vetëm ta shihni reagimin e ambasadorit francez dhe atë që ka bërë zoti Kurti pas takimit me njëri-tjetrin. U duk sikur ishin dy realitete të ndryshme. Kur e ke pozitën në majë të qeverisë fiton një perspektivë më reale. Qëndrimet që ka zoti Kurti, duhet të harmonizohen. Përkushtimi i tij në këtë debat është formal. Ai i thotë partnerëve perëndimor; e pranoj planin. Por pas dy ditësh ndërron mëndje.
Pas situatës tensionuese në veri të vendit janë grupe kriminale, milici fashiste, të gjitha këto qëndrojnë. Zoti Kurti ka pranuar një marrëveshje më 27 shkurt dhe 18 mars, që në realitete jashtë Evropës, arrin në marrëveshje dhe s’i respekton. Plani franko-gjerman e kishte thelbin në veri të vendit. Zoti Kurtit do t’i thoja; bëjmë një temë diskutimi me Escobar dhe Lajçak. Gjendja që është në veri është e qetë, por hapat që i ka propozuar OSBE apo BE, Kurti duhet të shoh se çfarë do të zbatojë. Për asosacionin ka zgjidhje kreative ku nuk cënohet interesi i Kosovës.