AKTUALITET, 13 Tetor 2023, 13:10

Aksident i pesëfishtë në Lezhë, kamioni me mbetje përplaset me 4 automjete

Aksident i pesëfishtë në Lezhë, kamioni me mbetje

Aksident i pesëfishtë është regjistruar në Lezhë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Mësohet se një kamion, i cili po merrte disa mbetje në lagjen “Skënderbeg” është përplasur me 4 automjete të tjera. Sakaq, nga aksidenti nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Deri më tani nuk dihen arsyet e aksidentit.