AKTUALITET, 12 Korrik 2023, 09:52

Kërkon të dalë nga burgu, zbulohet data e seancës në Apel për Vangjush Dakon

Kërkon të dalë nga burgu, zbulohet data e seancës në

Më 18 korrik, në orën 10:00, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako do dalë përballë Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Dako u arrestua më 6 Qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Bashkë me Dakon u lëshuar 10 urdhër arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.