AKTUALITET, 19 Shtator 2025, 15:48

Kërkesa e Ilir Metës për revokimin e masës së sigurisë, gjyqtarja Irena Gjoka kërkon dorëheqjen nga çështja, refuzohet

Kërkesa e Ilir Metës për revokimin e masës së

Sot në GJKKO shqyrtohet kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja Meta por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO Erion Bani

Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë. Seanca e parë paraprake do të zhvillohet më 25 shtator dhe dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin.