TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sinjale të forta për një reformë të thellë në administratën e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke e cilësuar qasjen aktuale si të shkëputur nga realiteti dhe nga dinamika që kërkon koha.
Gjatë një takimi me drejtues të administratës dhe kabinetit qeveritar, Rama u shpreh se këto dy ministri “jetojnë në një kohë tjetër”, duke theksuar se nuk është çështje e individëve, por e vizionit dhe orientimit institucional.
Edi Rama: Administrata e ministrisë së brendshme dhe asaj të jashtme janë dy administrata që jetojnë në kohë orare tjetër. Kjo nuk është çështje e punonjësve, por është çështje e vizionit, orientimit dhe asaj që kërkohet nga administrata. Ndryshimi rrënjësor i administratës që nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por i qasjes nën një drejtim që kërkon të shihen ndryshe punët e brendshme është domosdoshmëri.
Arsimi dhe edukimi i trupës policore nuk është çështje e policisë, por e ministrisë së brendshme.
Funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, po të shohim realitetin është i mangët. Po të shohim sot prefektura janë Refugium Peccatorum, institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimin.
Na duhet një reformë për prefekturat, të cilën natyrisht do ta bashke udhëheqim ministrja e brendshme me ministrin e pushtetit vendor. Duhet të nxjerrim konkluzionin a na duhen prefekturat apo nuk na duhen fare, si duhen bërë një vlerë e shtuar në gjithë rrjetin e drejtimit të administrimit të punëve të brendshme dhe jo ca fole që shpërndajnë paga dhe impakti i të cilave në punët e brendshme është afër zeros.