AKTUALITET, 19 Shtator 2025, 14:11

Amerikania gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira, shkak dyshohet…

Amerikania gjendet e pajetë në banesën e marrë me qira,

Një turiste amerikane është gjetur pa shenja jete në shtëpinë që kishte marrë me qira në Shkodër.

Ngjarja u konstatua mesditën e sotme, në lagjen “Gjuhadol” dhe viktima është 63 vjeçe. Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por do të pritet edhe ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun edhe shkencërisht.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Gjuhadol”, është gjetur pa shenja jete, në banesën që kishte marrë me qira, shtetasja amerikane Ch. S., 63 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale”, njoftoi policia vendore.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës, teksa mbeten të panjohura dinamika dhe rrethanat e ngjarjes.