TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme.
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.
Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.
Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin r masës së sigurisë.
Kujtojmë se Fetahu u izolua në qeli pas dyshimeve për "korrupsion" dhe favorizim të anëtarëve të një organizate kriminale të drejtuar nga Suel Çela.
Në përgjimet e siguruara nga SPAK, rezultonte se Fetahu dhe vajza e saj mbanin lidhje me grupin kriminal të Suel Çelës, të cilëve u kishin bërë edhe favore në këmbim të parave e dhuratave.