AKTUALITET, 19 Shtator 2025, 13:35

"Duan të na mbyllin gojën"/ Tritoli në banesën e Xhelal Mziut në Kamzë, Berisha akuzon: Akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit tonë

"Duan të na mbyllin gojën"/ Tritoli në banesën e

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat, duke hedhur akuza për sulmin me tritol ndaj banesës së Xhelal Mziut.Berisha e cilëson si një akt terrorist dhe shtetëror ndaj deputetit demokrat. 

“Jam këtu me Xhelal Mziun për të denoncuar akt terroizmi, shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.  Banesa e deputetit, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.

Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë  e konsiderueshme dhe ka kryer dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm të kreut të porganizatës kriminale, antikushtetues ndaj parlamentit dhe opozitës.

Ky akt ka vetëm një synim që të mbyllën gojën opozitarëve për të gjitha këto e garantoj edi ramën se do të mbajë përgjegjësi maksimale.”, tha Berisha.

Berisha: Së pari me një ndjesë për këtë shtytje të detyruar të konferencës për shkak, e kuptoni vetë, të një trafiku të pashembult që ekziston në rrugët e Tiranës.

Dhe zoti Mziu, që është nisur me kohë për të ardhur në këtë konferencë, iu desh trefishi i kohës.

Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij.

Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore.

Bandat janë sot pronë totale e shtetit.

Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth.

Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës.

Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve.

Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.