AKTUALITET, 19 Shtator 2025, 13:14

VIDEO/ Për herë të parë një grua në krye të institucionit, Rama prezanton Koçiun: Ministri i Brendshëm s’është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal…!

VIDEO/ Për herë të parë një grua në krye të

Kryeministri Edi Rama ka prezantuan Albana Koçiun si ministre e Brendshme, e para grua në krye të institucionit. “Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, tha kreu i qeverisë.

Rama theksoi se ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë.

EdI Rama: Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij teksa prezantonte ministren Koçiu, tha se tashmë ky institucion duhet të fokusohet në të gjitha punët e brendshme të vendit dhe jo vetëm te Policia e Shtetit.

“Ky është një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi për herë të parë drejtimin e merr një grua. Ministrja e re vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë Ministri nga një Ministri tradicionalisht sipas standardit shqiptar, e policisë, në një Ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian. Punët e brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit.

Pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së punëve të brendshme. Ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër që ligji ynë e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë, Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit.

Jo vetëm se ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një serë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu si duhet, ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në qasjen e kësaj Ministrie. Sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demografie dhe transformimi fizik i vendbanimeve të qyteteve tona, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.