TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit gjatë një konference nga Presidenca e Shqipërisë.
Vjosa Osmani tha se Kosova dhe Shqipëria kanë relacione motrash, duke shtuar se “çdo diskutim i momentit është tejkaluar”.
“Marrëdhënia mes Kosovës dhe Shqipërisë është e shkëlqyeshme, ne herë i quajmë vëllazërore, por mua më pëlqen ti quaj relacione mes motrash, sepse është relacioni më i sinqertë që ekziston, Sigurisht që mund të fuqizohen edhe më tej. Nuk është situata në veri që ka acaruar dialogun Kosovë-Serbi. Por është Serbia që acaron situatën në rajon duke sulmuar Kosovën. Vazhdimisht fut armatim në Kosovë ilegalisht.
Ndaj në mbrojtje të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës në kufijtë aktual duhet që të qëndrojmë të bashkuar, të gjithë shqiptarë në rajon dhe bashkë me aleatët tanë që na kanë ndihmuar të vijmë në këtë moment,
Jam e bindur që çdo diskutim i momentit që mund të ketë çuar në mospajtime tashmë është tejkaluar, qëllimi ynë është i përbashkët, Kosova sovrane dhe e pavarur.
Unë angazhohem në arritjen e këtij qëllimi, të tejkalimit të çdo mospajtimi të momentit që ekziston, por nuk e shoh si tragjike apo si diçka që na pengon te ecim përpara në këtë qëllim të përbashkët në atë që e përmendët si acarim”, tha Osmani.
Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë dy ditore në vendin tonë me ftesë të Presidentit Begaj.