TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia ka çmontuar dy organizata kriminale të cilat bënin trafik të lëndëve narkotike. Sipas informacioneve, pjesëtarët e organizatave akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim rafikimin e paligjshëm të drogës, zhvatje dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
Fillimisht policia nisi dy hetime të ndara të koordinuara nga magjistratët e Catanzaro DDA. Më pas hetimet u kombinuan në një të vetëm për përputhjen e rezultateve në lidhje me subjektet e përfshira dhe kontekstin kriminal të referencës.
Hetuesit goditën dy shoqata të veçanta të krijuara nga shtetas shqiptarë me bashkëpunëtorë italianë të dedikuar për trafikun e heroinës, e cila, e ardhur nga Shqipëria, importohej në Itali nëpërmjet portit të Barit dhe më pas përçohej në sheshet e trafikut të drogës në Crotone, Catanzaro dhe komunat fqinje.
Hetimet u kryen me përgjime si dhe me shërbime specifike vëzhgimi dhe kontrolli, të cilat kanë çuar në kontrolle të shumta në territor.
Një kontribut të mëtejshëm në hetime, dhanë deklaratat e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët kishin përshkruar një tablo të saktë të aktiviteteve të paligjshme në fushën e drogës nga anëtarët e organizatave.
Në total, gjatë gjithë hetimeve janë arrestuar 34 persona dhe janë sekuestruar mbi 45 kilogramë drogë si heroinë dhe marihuanë, 18 mijë euro cash, rreth 70 kilogramë lëndë prerëse dhe dy armë të mbajtura pa leje.