TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga tre kandidatët e opozitës për bashkinë e Tiranës, Florian Haçka, tha se ndihej i nderuar që emri i tij është një nga tre kandidaturat e opozitës për zgjedhjet e parakohshme lokale.
Ai u shpreh se ishte gati të përballej me regjimin dhe sfidën, por nënvizoi se gjërat duhet të piqeshin dhe vendoseshin përfundimisht dhe pasi të finalizohej ai do të ishe i gatshëm për të konkurruar për Tiranën.
Por kush e propozoi për kandidat?
“Nuk e di se kush nga ata më ka propozuar, por di se kanë qenë edhe nga aleatët e tjetër përveç PD-së. Pse ndihem i vlerësuar unë? Sepse vlerësohet puna e Diasporës. Tirana ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Thyejmë mitin që shqiptarët të bëhen bashkë. Një betejë kjo e fituar edhe ndaj qeverisë, pasi diaspora u përfshi më në fund edhe diaspora votoi”, u shpreh Haçka.
Por ai vuri theksin te kandidatura përbashkuese dhe veçanërisht vota e diasporës. Ai tha gjithashtu se merrte shembull nga daja i tij, doktor Halim Kosova, teksa është aktiv në jetën politike në Shqipëri dhe në çështjet e diasporës, pasi jeton edhe në Gjermani.
“Ndaj ndihem edhe i nderuar, për shkak të mbështetjes së madhe që kam pasur. Unë jam gati të përballem me regjimin, nëse krijohet ekipi i duhur. Unë kam një shembull, dajën tim Halim Kosova, që ka marrë mijëra vota edh mbi partinë, sepse kjo është e rëndësishme, të jetë figurë përbashkuese”, deklaroi Haçka.
Ai komentoi edhe akuzat e Adriana Kalasë se ishte një nga emrat e mbështetur nga Soros dhe i infiltruar brenda PD-së.
“Unë e vlerësoj dhe respektoj zonjën Adriana Kalaja, por energjitë sugjeroj t’i kthejmë kundër regjimit dhe jo ndaj vetes. Unë refuzoj t’i përgjigjem asaj dhe bëj thirrje për t’iu përgjigjur regjimit të Ramës, unë betejën e kam me këtë regjim. Vota e diasporës është e rëndësishme dhe duhet ta them se edhe KQZ nga ana e saj nuk duhet ta kishte njohur rezultatin e votës së diasporës të 11 majit, sepse jo më kot tani nuk paguan DHL-në për mangësitë”, tha ai.
Pyetjes nëse e ka kontaktuar kreu i PD-së Sali Berisha, ai u përgjigj se jo, por ka biseduar me përfaqësues të tjerë që i sugjeruan emrin si kandidaturë dhe që ishte një surprizë për të.
“Parimisht jam gati por duhet që gjërat të piqen. Zoti Berisha nuk më ka kontaktuar. Propozimi jo surprizë, më pyetën nëse doja të isha kandidat”. Kurse për dyshimet e kundërshtarëve për shtetësinë shqiptare, Haçkaj nënvizoi:
“Sigurisht që kam shtetësinë shqiptare dhe sigurisht që do të kthehem aty nëse do të zgjidhem kandidat. Kam vite në Gjermani, por jam aktiv dhe vij shpesh në Shqipëri. Unë jam i gatshëm, e thashë, ndihem i nderuar dhe i privilegjuar”, tha ai.
Në fund ai shpalosi edhe planin dhe projektet kryesore për ta shndërruar Tiranën dhe zgjidhur problematikat që ajo ka, nëse do të jetë kandidat zyrtar në fushatë dhe më tej nëse do e merrte votën e qytetarëve.