TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Genci Maloku, babai i Andi Malokut i cili ngeli i vrarë pas atentatit në Sukth ndaj Arjan Ndojt, është përplasur në GJKKO me Plaurent Dervishajn, të akuzuarin si porositës të këtij atentati.
Genci Maloku i ka kërkuar Plaurent arsyen e vrasjes së djalit të tij. Ndërsa Dervishaj i tha se duhet të vinte që ta takonte personalisht.
Përplasja:
Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?
Genci Maloku: Jo nuk e dinte fare mbi arsyet . Arben Merkurin e njoh e di qe thirrej me nofkën Maneci. Në telefon me ka ardhur një mesazh në emër te Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati6
Mirë djalin po mua, pse ke dashtur më vrarë pa ju bwrw asgjë?
Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj.
Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Ca te bëri djali?
Plaurent Dervishaj: A te ka permend Rrumi emrin tim?
Dëshmia në GJKKO, babai i Andi Malokut: Rrumi më tha se atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj
Dëshmitari tjetër që u paraqit para GJKKO, është Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbeti viktimë në atentatin ndaj Arjan Ndoj në Sukth.
Ai tha së në momentin e ngjarjes tragjike, djali e kishte telefonuar dhe i kishte thënë që i kishin qëlluar. Më tej ai tha se ‘Rrumi’ i kishte thënë që atentatin e ka paguar Plaurent Dervishaj dhe grupi i tij.
Dëshmia:
Genci Maloku: Djali ka qenë kamerier, dhe pastaj shoferi i prokurorit. 1 muaj para ngjarjes është punësuar. Lëvizte me mjetin qe ndodhi ngjarja. Arjan Ndoja punonte në Durrës prokuror.
Ditën e ngjarjes isha në shpi. Më mori djali, jam keq o babë na kanë gjuajt. Ka qenë ora 4:30, 5 sa po dilja me pi kafe. Babi kështu kështu na kanë gjuajt. Mendova se po bënte shaka.
Kam shkuar në Spitalin Ushtarak. Kam folur me djalin dhe më tha po ecshim, nuk ishim shpejt dhe kur na del një makinë. Kishin qenë në një restorant. Na makinë bashkë me djalin ka qenë prokurori dhe Rrumi.
Pas ngjarjes jam taku me Arjanin na ka ardhur te shtëpia, Rrumi ishte në spital. Djali ndërroi jetë pas 7 ditësh. Doja ta dija arsyen pse ka ndodhur.
Arjan Ndoja dhe Rrumi nuk dinin gjë, më pas më tha Rrumi se vrasjen e ka paguar Plaurent Dervishaj me grupin e tij.
Kanë ardhur familjaret e Redjan Rrajës te shtëpia. Ata kanë ardhur me porosi te babës Redjanit dhe aq than s’kemi konflikte. Unë i thash dua ta di të vërtetën. Arjol Halilaj erdhi e njoh nga TV. Halit Valteri e njoh e thirra unë. Një usb ma lan te porta dhe në të kishte një burrë me kapele Redjan Rraja dhe nja qeros dhe duken që ikën kur kanë dashur me djeg makinën.
Un di që autoret janë këto që kanë me burg. Palurent Dervishaj dhe Jualian Mecaj nuk i njoh. Vullnet Muçen është vëllai i Rrumit e kam takuar. Unë akoma se kam mësuar për kë kanë gjuajt ,a për Rrumin a për Arjanin?"
Më heret në seancën gjyqësore që zhvillohet ndaj Plaurent Dervishajt dhe Jualian Meçajt, të akuzuar për vrasjen e Andi Malokut në atentatin e ndodhur në Shkozet, ka dëshmuar bashkëjetuesja e Arben Mërkuri, i cili u vra në maj të vitit 2022.
Shtetasja Sh., e cila kishte 15 vite bashkëjetesë me të ndjerin, deklaroi në gjykatë se nuk njihte asnjë nga shokët e tij dhe se nuk ka dijeni mbi rrethanat e vrasjes.
Ajo rrëfeu se Arben Mërkuri nuk kishte probleme me drejtësinë dhe se në momentin e atentatit ishin së bashku në banesë, kur ai u largua pas një telefonate dhe u qëllua sapo zbriti shkallët.
Dervishaj, i pranishëm në sallë, e pyeti dëshmitaren nëse kishte dëgjuar akuzat se Mërkuri kishte qenë vrasës me pagesë apo kishte dhunuar gazetarë. Ajo i mohoi të gjitha pretendimet.