TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Duke prezantuar masat e marra nga qeveria për forcimin e kontrollit mbi territorin, kryeministri Edi Rama tha se për të gjitha ndërtimet e reja, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. Rama po ashtu tha se nuk do të lejohet të futen njerëzit në apartament pa u pajisur me hipotekë
“Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit, i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të aktit kontrollit nga qeveria e vetëqeverisje vendore, dhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar.
Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. E keni parasysh që arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi. Nuk do të lejohet më që të futen njerëzit nëpër apartamente pa u përfunduar objekti dhe pa u pajisur njerëzit me hipotekën. Një gjë e papranueshme dhe e patolerueshme më tutje. ”, tha Rama.
Krijojmë Regjistër Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit! Listë e zezë për shkelësit, përjashtim për marrje leje
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Regjistrit Kombëtar Elektronik për lejet e ndërtimit. Një tjetër masë, tha kreu i qeverisë, është krijimi i listës së zezë, ku do të përfshihen të gjithë ata që shkelin ligjin për ndërtimet nga administratorët, ortakët, pronarët përfitues e deri te arkitektët.
“Më tutje është krijimi i regjistrit kombëtar elektronik të lejeve të zhvillimit të ndërtimit, databazë digitale kombëtare ku do të regjistrohen të gjitha lejet e zhvillimit të ndërtimit të lëshuara nga të gjitha autoritetet e zhvillimi të territorit çka do të jetë një pikë referimi për të gjithë. Një tjetër masë është krijimi i listës së zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejevde të ndërtimit. Lista e zezë do të përfshijë individët që kanë shkelur ligjin, administratorët, ortakët, pronarët përfitues që do të përjashtohen nga çdo mundësi për të marrë leje ndërtimi për 5 vite. Kjo listë do të përditësohet nga sekretariati teknik i këshillit kombëtar të territorit dhe ujit. Do të aksesohet nga të gjithë regjistri në faqen elektronike. Gjithë ky proces ndalimi do të thotë se nëse një subjekt ka kryer punime në kundërshtim të lejes së miratuar, dhe ka shtuar ose ndryshuar qoftë edhe fasadën, këto shkelje natyrisht pasohen me gjoba e ndëshkimet e tjera, por e bëjnë menjëherë subjektin një subjekt të listës së zezë. Janë të gjithë ata që përfshihen në këtë process ku hyn edhe arkitekti të cilit i hiqet licenca pët 5 vjet dhe s’mund të ushtrojë profesioni. “, tha Rama