TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se dy mjete, të cilat kanë pasur në timon drejtuese femra, janë aksidentuar më njëri-tjetrin.
Mësohet se shkaktar i këtij aksidenti ka qënë automjeti i llojit Fiat, ku drejtuesja e tij nuk ka frenuar në kohë, duke goditur mjetin e llojit Dacia.
Në mjetin Dacia udhëtonin në ato momente dy turiste të huaja. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në një prej akseve kryesore të qytetit të Vlorës.