TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi që shihni në foto është Arlind Demushi, autori i krimit në Babrru, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, krim i ndodhur mbrëmjen e së enjtes (2 Tetor).
38-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 40-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me të. 40 vjeçari Hajdar Ismailgeci u gjet mbrëmjen e djeshme, në rrugë, pa shenja jete dhe me plagë të shkaktuara me mjet prerës.
Autori u vu në pranga ditën e sotme në një apartament në Durrës. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka patur gjatë kryerjes së krimit.
“Pas identifikimit, u bë lokalizimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 38 vjeç, i cili u kap në Durrës dhe u vu në pranga, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSh.
Nga hetimet dyshohet se 38-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, 40-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën”, informuan blutë.
Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme.
Hajdar Ismailgeci mësohet se është goditur 1 herë me thikë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen.