AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 12:26

Abuzimi me lejet e ndërtimit, Rama: Nëse ndërtuesit abuzojnë mbi 10% të planit, konfiskohet objekti dhe i kalon shtetit! Asnjë ankimim s’do të pezullojë...!

Abuzimi me lejet e ndërtimit, Rama: Nëse ndërtuesit abuzojnë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se persona privatë duhet të marrin leje për aktivitetet që parashikojnë të ushtrojnë pranë blloqeve të ndërtimit.

Ndër të tjera, kryeministri ka bërë me dije se nëse një ndërtim shkel lejen nga 2% deri në 10%, ajo shtesë e ndryshuar nga leja fillestare, do të konfiskohet nga shteti dhe do të përdoret për interes publik apo për zyra shtetërore. Mbi 10%, e gjithë ndërtesa do të konfiskohet dhe do t’i kalojë shtetit.

“Janë të panumërt shembujt e familjeve që ankohen se blejnë apartament dhe për fqinj nuk kanë në familje tjetër por kanë një furrë dhe dhoma e gjumit i bie mbi furrë në katin poshtë. Aose kanë një zdrukthëtar që sharron me sharrë, që mund të quhet Shaban ose jo për nuk është farë për të zhvilluar aktivitetin aty ku është një komunitet familjesh. Është e mundur që të ketë aktiviteti të caktuar , por padyshim e para këto aktivitet duhet bërë me leje dhe e dyta duhet të jenë pjesë e një kategorie që nuk shqetësojë të tjerët.

Këtë e kemi parë në mënyrë të vazhdueshme Po ashtu për ndryshmin e destinacionit, ka edhe masë që është një masë monetare, nëse ndryshmi është bërë pa lejen përkatëse, është detyrimi për t kthyer në gjendjen e mëparshme. Më tutje është regjistrim i i lejeve të ndërtimit, pranë kadastrës dhe njoftimit të dhomës kombëtare të noterisë. Kjo është një tjetër masë për të garantuar që kush blen apartamente, është i sigurte që o blen një pronë të regjistruar, nuk po blen një që nuk do ta regjistrojë dot kurrë se nuk është legalizuar se ndërtuesi ka ikur në drejtim të paditur.

Noteri do të hyjë në mes në mënyrë që ta garantojë këtë proces. Ka një tjetër parashikim të rëndësishëm detyrues për lejet e ndërtimit për objektet rezidenciale që duhet të përfshijnë hapësirën për fëmijët. Nuk km parasysh me këtë një bace me 5 metra katrojë me një kolovajzë, kam parasysh një hapësirë të brendshme për fëmijët. Po ashtu kemi parashikuar rregulla shumë të arta për konfiskim për interes publik apo strehim social. Çdo ndërtim që do të shkel lejen në masën mbi 2%, që konsiderohet në praktikë ndërkombëtare s një masë e arsyeshme ndryshimesh gjatë procesit të ndërtimit, do të konfiskohet për interes publik, apo strehim social. Nga na tjetër, kemi bërë dhe një dallim deri në masën 10%, konfiskohet vetëm ajo shtesë, përdoret ajo sipërfaqe për interes publik po zyra për shtetin. Mbi 10%konfisohet totalisht ndërtimi”, tha Rama.

Rama: Asnjë ankimim s’do pezullojë ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit të territorit

Kryeministri Edi Rama theksoi se një tjetër masë e re ka të bëjë me ankimimet administrative dhe gjyqësore. Sipas tij, këto ankimime nuk do të pezullojnë vendimin përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.

“Një tjetër masë e marrë është që ankimimet administrative dhe gjyqësor nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit përfundimtar të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit. Masë e rëndësishme se ka pasur shumë spekulime dhe abuzime, siç ka pasur edhe shumë akte pranimi në heshtje, një sport i shëmtuar i mosparaqitjes fare në gjyq i palës pushtet lokal, ose një agjenci qendrore në territor. Kështu që nuk do të ketë asnjë pezullim të ekzekutimit të vendimeve të autoritetit përgjegjës të zhvillimit të territorit.”, u shpreh Rama.

Rama: Do merret leje edhe për muret rrethuese, kanë tendencë të ‘gllabërojnë’ treçerekun e trotuarit

Kryeministri Edi Rama theksoi se me aktin e ri ligjor parashikohen marrjeje leje edhe për muret rrethuese.  

“Një godinë atje rri në mes të qytetit dhe bëhet si vend me probleme, kështu që të gjitha këto sipas këtij akti ligjor, do të prishen, konfiskohen, apo do të vendosen në procedura për t’i përfunduar në rast se do të shfaqet dikush që i ka lënë në atë gjendje dhe do të sjellë garanci që mund t’i përfundojë. Por kryesisht do të përcaktohet, është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave gjithë procedura e këtij procesi. Muret rrethuese janë një problematikë më vete, dhe akti që kemi kaluar, përcakton se muret rrethuese do të duhet t’i nënshtrohen rregullave tip, nuk mund të jetë dot Shqipëria evropiane një vend ku muret rrethuese janë tërësisht pa asnjë sensi të zhvillimit  të përbashkët urban të një lagjeje apo zone. Padiskutim që siç merret leje për ndërtimin, merret edhe për murin rrethues. Muret pa leje do t’i nënshtrohen korrigjimit, të adaptohen sipas modeleve tip që do t’i vënë në dizpozicion bashkitë dhe patjetër që kudo ku janë ndërtuar në godina për qëllim fitimi se ka mure rrethuese shtëpish që procedura do të jetë mirëkuptuese dhe do jepet kohë që t’i adaptojënë si duhet. Kurse çdo mur rrethues nëpër resorte, pallate e godina për qëllim fitimi do prishet. Për çdo mur duhet marrë leje, sepse muret, e keni parë vetë, edhe kur keni shkuar në jug, që ato muret kanë tendencë të gllabërojnë treçerekun e trotuarit në të cilën nuk ecën dot çift por të ecësh anash që të mos biesh në rrugë. “, tha Rama.