AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 14:18

Digjet një makinë Audi Q7 në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë

Digjet një makinë Audi Q7 në hyrje të tunelit

Një makinë tip Audi Q7 është përfshirë nga flakët pak pas mesditës së sotme, në hyrje të tunelit Elbasan–Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti u dogj thuajse tërësisht, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.