AKTUALITET, 3 Tetor 2025, 12:56

Masat/ Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra e kallëzim penal për inspektorët që ‘mbyllin sytë’ përballë shkeljeve. S'ka punësim në shtet...!

Masat/ Rama: Largim të menjëhershëm nga detyra e kallëzim

Kryeministri Edi Rama njoftoi se inspektorët e territorit që shkelin detyrën do të përballen me largim të menjëhershëm nga detyra dhe kallëzim penal.

“Më tutje është largimi i menjëhershëm nga detyra dhe kallëzimi penal për të gjithë inspektorët kur konstatohet mosvënie në dukje e shkeljeve. Psh, nga kontrollet e bëra jo një e dy, por më shumë, si rezultat i denoncimeve të bëra nga qytetarët te portali “Hapësira ime Publike, ka rezultuar se ndërkohe që në territor leja është shkelur rëndë, në bashki aktet e konstatimit të inspektorëve bashkiakë figurojnë çdo gjë në rregull. Dhe për këtë fenomen, në çdo rast që provohet mosveprim apo aq më keq akoma më pas edhe mbyllje e syve, masa është largim i menjëhershëm nga detyra dhe ndjekje penale dhe ndalim për t’u kthyer në punë shteti për një periudhë të caktuar koh.

Të gjithë denoncimet e bëra nga qytetarët në këtë portal apo në forma të tjera të provueshme do të jenë të lidhura drejtpërdrejt me personat përkatës. Pra asnjë denoncim nuk do të lihet sikur nuk ndodhi. Në rast se një denoncim është lënë kështu, direkt shkohet te përgjegjësia. “, tha Rama.

Rama: Kush punonjës i shtetit ndërton pa leje, do t’i ndalohet punësimi në administratë

Shefi i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se planin e masave të reja, parashihet që nëse një punonjës shteti do të konstatohet se ka kryer ndërtime pa leje, përveç përballjes me masa administrative apo penale, do t’i ndalohet të punojë në shtet për 7 vite.

Ndër të tjera, Rama bëri me dije se çdo ndërtim që do të ndodhë në Shqipëri, do të ketë persona përgjegjës që do të japin llogari për çdo shkelje të lejes apo çertifikatë false të hartuar dhe gjatë punimeve paraprake.

Ndër të tjera, kryeministri u shpreh se ndërtimet pa leje kanë ardhur në këë pikë nga Partia Demokratike që kanë qenë më parë në qeveri.

“Sporti i ndërtimit pa leje është zhvilluar si sport kombëtar për shumë vite. Ne e kemi ulur çdo vit, por nuk e kemi sheshuar. Në këtë sport kombëtar që është nxitur edhe nga lart, ka qenë dikush para që e quante Bathoren mrekullinë e 8 të botës se është i pari qytet që është ndërtuar pa leje.

Edhe punonjës të shtetit janë marrë me ndërtime pa leje. Këtu ka një pikë që në rast se konstatohet që punonjësi i shtetit, ka kryer punime pa leje, qoftë për pjesshme apo të përhershme, do të ndalohet të punojë në shtet për 7 vite nga momenti që do të konstatohet dhe do t’i njoftohet masa. Përveç pasojave të tjera si çdokush tjetër, pasoja të natyrës administrative dhe penale. Se kemi dhe ndryshimet në kodin penal që do t hyjë në konsultim publik.

Më tutje, ka parashikime të reja për detyrimin që subjektet që kapen në shkelje ,të mbulojnë shpenzimet për prishjen dhe pastrimin. Se dhe kjo që ca ndërto pa leje dhe shko shteti harxho, para kohë, të kapitalit njerëzor për të prishur dhe për të pastruar, nuk mundtë vazhdojë kështu,. Dhe shpenzimet e prishjes dhe të pastrimit do ti ngarkohen fajtorit.

Janë ashpërsuar masat administrative, kanë të bëjnë me mosdeklarimin e punëve që kryen, punimet pa leje në zonat me përparësi zhvillimit.

Do të ketë një ndryshim të qenësishëm të strukturës së monitorimit. Trupës së inspektimit të IKMT do t’i shtohen dhe dy persona të tjerë përgjegjëses që do të kenë rol mbështetës nga drejtoria e monitorimit pranë agjencive. Kjo do të bëjë që surprizat të minimizohen maksimalisht. Sepse çdo godinë dhe do leje do të lidhet me persona përkatës. Nuk do të jetë më faji anonim. U ndërtuan 5 kate mes Tiranës dhe faji është anonim. Çdo godinë do të lidhet me persona dhe personat do të përgjigjen për çdo certifikim të rremë apo të pasaktë të punimeve në çdo fazë.

Janë një sërë masash që e bëjnë mbylljen e syve fatale për atë që mbyll sytë”, tha Rama.