TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot në konferencën për mediat se PD i ka të gatshëm kandidatët e saj për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit.
Berisha tha se kandidatët demokratë janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.
“Kudo PD i ka kandidatët të gatshëm, ka. Kjo është forca politike kryesore e vendit. Po merren strukturat dhe PD do të paraqesë kandidatët më të mirë”, u shpreh kryedemokrati.
Berisha tha se PD ka diskutuar me aleatët për modelin që opozita do të ndjekë me kandidatët.
Sali Berisha: Janë emra shumë të mirë, personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme. PD gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin dhe jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar me modelin që do ndjekim me kandidatët.
Do jetë kandidaturë e PD apo nuk do jetë, do jetë i koalicionit apo nuk do jetë, i të gjitha partive të koalicionit apo nuk do jetë, ku është arritja më e madhe. Por ne kandidatura kemi, të pakrahasueshme me korbën e kovidit, tani ne nga gara nuk tërhiqmi. Unë i rezervoj vetes të mos shprehen, por jam i gatshëm të pranoj modelin që do pranohet gjerësish nga opozita.
Kudo PD i ka kandidatët të gatshëm, ka. Kjo është forca politike kryesore e vendit. Po merren strukturat dhe PD do të paraqesë kandidatët më të mirë.