AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 10:43

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka ndërrruar jetë në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele të Milanos. 

Berlusconi u rikthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.

Berlusconi, një biznesmen miliarder e manjat i mediave, fillimisht erdhi në pushtet në vitin 1994 dhe drejtoi qeverinë katër herë deri në vitin 2011. 

Së fundmi, drejtoi partinë e qendrës së djathtë, Forza Italia, duke hyrë në koalicion me kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve të shtatorit, ku u zgjodh në Senat. 

Berlusconi njihet si një politikan i pazakontë, një biznesmen që mundi të "lundrojë" në labirinthet e politikës italiane. 

Personaliteti i tij pompoz fitoi zemrat e italianëve edhe pse karriera qe e mbushur me skandale dhe akuza për korrupsion. 

Jeta private e Berlusconit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes në Itali dhe më gjerë, për shkak të skandalve seksuale.