TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për hakerimin dhe publikimin e të dhënave shtetërore.
Në një postim në rrjete sociale, Meta shprehet se gjatë kohës kur ishte President, ai ka kërkuar në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike.
Sipas Metës, ai ka marrë garanci të plotë që nuk do të ketë asnjë problem lidhur me këtë çështje.
Por pas sulmit kibernetik, Meta shtron pyetjen: A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?
Postimi i Ilir Metës:
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar para agresionit të Rusisë kundër Ukrainës kam kërkuar të merren masa të forta për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe kam marrë garanci të plota se nuk do të kishte asnjë problem. Po kështu edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbledhur menjëherë pas agresionit kundër Ukrainës. A mban njeri përgjegjësi në këtë Qeveri që sekretet e shtetit dhe të qytetarëve kanë dalë “lakuriq”?