AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 18:04

Kim, Soreca dhe Xhaçka takim me ambasadorin e Ukrainës: Do të vazhdojmë të marrim masa kundër Rusisë!

Kim, Soreca dhe Xhaçka takim me ambasadorin e Ukrainës: Do të

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dhe kryediplomatin e Ukrainës, Volodymyr Shkurov.

Me anë të një postimi në Twitter, Kim shkruan se vendet e BE-së, SHBA-ja dhe Shqipëria janë në mbështetje të plotë të Ukrainës.

Diplomatja amerikane thotë se SHBA do të vijojë të marrë masa dhe sanksione në mënyrë që të vendosë përpara përgjegjësisë Rusinë.

“Së bashku me ministren Olta Xhaçka, ambasadorin e BE-së, Luigi Sorecën i shprehëm solidaritetin dhe mbështetjen ambasadorit të Ukrainës Volodymyr Shkurov për situatën në vendin e tij. Të gjithë të bashkuar qëndrojmë kundër agresionit rus teksa i kërkojmë të ndalojë pushtimin e saj të pajustifikueshëm në Ukrainë. SHBA do vazhdojë të punojë me aleatët e saj të BE-së dhe Shqipërisë si dhe të gjithë partnerët ndërkombëtarët për të mbështetur Ukrainën. Ne do vazhdojmë të marrim masa dhe të vendosim sanksione në mënyrë që ta vendosim Rusinë përpara përgjegjësisë” , shkruan Yuri Kim.