AKTUALITET, 18 Tetor 2022, 09:48

“Ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes”/ Sulmohet kreu i protestës së pedagogëve: Aleksandër Kovaçi e fshiu nga biografia

“Ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes”/
Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi

Mediat pranë qeverisë kanë nisur sulmet ndaj drejtuesve të grevës së pedagogëve që dje nisën vitin  e ri akademik me bojkotimin e procesit mësimor. Sipas tyre Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi, i cili drejton grevën e pedagogëve ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut në kohën e Bashkim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998.

“Ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes”/
Denoncimi për Sandër Kovaçin

Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës. Kovaçi njihet si një mbështetës i zjarrtë i Berishës, por nëse shikon CV e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës shikon se ai ka vënë në CV vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.

“Ka qenë zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes”/
Jetëshkrimi zyrtar i kreut të sindikatës