AKTUALITET, 5 Maj 2022, 16:24

EMRI/ Kërkohej nga autoritetet spanjolle, arrestohet në Vlorë 41-vjeçari! Akuzat që rëndojnë ndaj tij

EMRI/ Kërkohej nga autoritetet spanjolle, arrestohet në Vlorë

Kastriot Dervishaj, 41-vjeç është arrestuar nga policia e Vlorës për llogari të autoriteteve spanjolle.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me vendim të autoriteteve gjyqësore në Spanjë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale  “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas i kërkuar për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.