AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 11:50

'Jam amerikan, jo shqiptar'/ 42-vjeçari shfaqi probleme para gjykatës, avokati kërkon ekspertizën mjeko-ligjore

'Jam amerikan, jo shqiptar'/ 42-vjeçari shfaqi probleme para

Për shkak të dëshmisë kontradiktore, avokati i Klered Bozhanaj, 42 vjeçari i cili disa ditë më parë plagosi me 2 plumba në bark efektivin e policisë Edlir Alleshi, ka kërkuar që klienti i tij t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore e deri në daljen e rezultatit të shtrohet në spitalin psikiatrik.

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Klered Bozhanaj, autori i plagosjes me dy plumba në bark të efektivit të 'Shqiponjave' Edlir Alleshi, dy ditë më parë. 

Në dëshminë e tij para togave të zeza, Bozhanaj ka shfaqur paqëndrueshmëri mendore pasi u shpreh se ishte amerikan dhe jo shqiptar. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi ditën e kaluar, në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”, ku gjatë ndjekjes, Bozhanaj i cili ishte i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të Forcave “Shqiponja”, dhe si pasojë mbeti i plagosur me një plumb në bark  efektivi i “Shqiponjave”.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.

42 veçari u arrestua disa orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u kap teksa shkoj në banesën e tij në zonën e Kinostudios. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur.