TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla i ka dërguar një mesazh ngushëllimi, familjes së ish presidentit të Italisë ,Giorgio Napolitano, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Në mesazhin e saj, Nikolla shprehet se Napolitano ishte mik i madh i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.
“Në jetën e tij të gjatë politike, si parlamentar, ministër, Kryetar i Dhomës së Deputetëve dhe President i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano i shërbeu me përkushtim jo vetëm vendit të tij, por edhe aspiratave evropiane.
Presidenti Napolitano ishte një mik i madh i Shqipërisë dhe i perspektivës sonë evropiane. E tij është shprehja e njohur gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend në mars 2014 se Italia do të jetë avokatja e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Pushofsh në paqe, President!”- thekson Nikolla.