AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 19:49

Vrau gruan dhe ditën tjetër shkoi në punë normalisht/ Dënohet me burg përjetë shqiptari, dëshmia e djalit: Ajo bënte dy punë për të na mbajtur

Vrau gruan dhe ditën tjetër shkoi në punë normalisht/

 

52-vjeçari shqiptar që në fund të korrikut 2022 goditi me thikë dhe vrau gruan e tij Eleonorën në Tsilivi të Zakynthos, u dënua me burgim të përjetshëm pa asnjë rrethanë lehtësuese.

Autori është shpallur fajtor për vrasje me dashje ndërsa njëkohësisht është dënuar me 8 muaj burg për tentativë vrasje dhe 9 muaj për armëmbajtje dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

Viktima ishte nënë e tre fëmijëve. Disa orë para krimit, gruaja fatkeqe kishte shkuar për të disatën herë për të denoncuar 52-vjeçarin për dhunë, por sapo është kthyer në shtëpinë e saj në Tsilivi, ai e ka sulmuar atë me shqelma dhe grushte. Më pas e futi me forcë në kuzhinë ku e goditi me thikë për vdekje. Madje, i tillë ishte tërbimi i tij, saqë thika që i mori jetën gruas fatkeqe ishte shtrembëruar.

Pas krimit brutal ai u fsheh dhe të nesërmen u zgjua dhe shkoi në punë normalisht. Gjatë arrestimit, ai i kishte thënë policisë: “E vrava se po më mashtronte”.

41-vjeçarja shqiptare kishte tre fëmijë (19, 14 dhe 8 vjeç) dhe punonte dy punë për t’i rritur. “Nëna ime kishte frikë. Ajo punoi dy punë për të mbajtur fëmijët e saj, si dhe atë. Babai im i shpenzoi të gjitha paratë e saj. Ata shpesh ziheshin. Edhe unë, edhe vëllai im kishim ndërhyrë shumë herë. Edhe duke e rrahur që të largohej. Por ai atje…”, kishte thënë djali i madh i çiftit ditën që u kap i ati.