AKTUALITET, 23 Shtator 2023, 10:24

Nis seanca gjyqësore për Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së policit

Nis seanca gjyqësore për Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së

Paraditen e kësaj të shtune, ka nisur seanca gjyqësore për Klered Bozhanajn, autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet.

Bozhanaj do të njihet nga gjykata me masën e sigurisë.

Në foton e mësipërme shihet se si efektivi Alleshi plagoset në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali dhe më pas hyn brenda duke çaluar.

Autori 42-vjeçar Klered Buzhani u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Teksa ishte duke patrulluar me motor, së bashku me tre kolegë të tjerë, efektivi Edlir Alleshi dhe kolegu i tij, Ted Koldashi konstatojnë 42-vjeçarin, i cili ishte veshur sportiv. Pasi pa prezencën e policisë shtetasi është larguar me nxitim.

Efektivët i bënë thirrje që ai të ndalonte, por Buzhani është shprehur duke thënë “ikni ore, na lini rehat” dhe është larguar.