AKTUALITET, 22 Shtator 2023, 19:21

U përplas nga makina, ndërron jetë në spital i moshuari nga Korça (Emri)

U përplas nga makina, ndërron jetë në spital i moshuari nga

Ka ndërruar jetë në spital i moshuari nga Korça, pak orë pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti ndodhi në qendër të qytetit, kur një makinë përplasi të moshuarin Muhamet Allisha, ndërsa po lëvizte me biçikletë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:15, në bulevard "Republika", Korçë, automjeti tip "Benz", me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.