AKTUALITET, 17 Korrik 2023, 19:27

Ishte duke luajtur, 11-vjeçari në Tiranë bie në kontakt me rrymën, transportohet me urgjencë në spital

Ishte duke luajtur, 11-vjeçari në Tiranë bie në kontakt me

Një vogëlush në Tiranë i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, teksa ishte duke luajtur në afërsi të qendrës shëndetësore Nr. 8.

Sipas policisë 11-vjeçari ka prekur aksidentalisht kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, e si pasojë ka mbetur i lënduar.

Tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të Pediatrisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

 

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes