TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Media gjermane “Spiegel.de”, shkruan për një incident të ndodhur në dhjetor në Gjermani.
Sipas kësaj media, Policia Federale ka shoqëruar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, nga një avion i Lufthansa, “pas mosmarrëveshjes për mbajtjen e maskës kundër koronavirusit".
Më pas Rama ka pranuar të vendosë maskën dhe sëbashku me delegacionin është nisur në një fluturim tjetër të Lufthansa, për në SHBA.
Ndërkohë ka reaguar drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, që e cilëson një lajm të vjetër dhe thotë se kompania ajrore ka kërkuar ndjesë "për sjelljen e pahijshme të ekuipazhit".
“Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale”.
“Sipas pasagjerëve që ndodheshin në avion, kreu i qeverisë shqiptare refuzoi aq ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse mjekësore të përshkruar nga rregullat e pandemisë Covid, në fillim të dhjetorit, përpara nisjes së avionit nga Frankfurt në Detroit, saqë ekuipazhi i avionit duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale”, shkruan media gjermane.
“Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, thuhet në shkrimin e medias gjermane.