AKTUALITET, 15 Prill 2022, 15:12

Aksident i rëndë në portin e Durrësi, humb jetën punonjësi pasi u godit nga vinçi

Aksident i rëndë në portin e Durrësi, humb jetën
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në portin e Durrësit, ku një punonjës ka humbur jetën pasi është goditur nga një vinç.

Punonjësi i terminalit është goditur aksidentalisht nga një vinç brenda portit. Edhe pse është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit ndërsa policia dhe grupi hetimit kanë mbërritur në vendin për të hetuar e zbardhur ngjarjen.