TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryetari i Partisë Demokratike këtë të premte në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve në vendin tonë.
Berisha është shprehur se qeveritarët përpiqen që të fshehin realitetin përmes dengjeve të kashtës.
Ndër të tjera në fjalën e tij Berisha sulmoi Kongresi i PS, që sipas tij ngjante me një mafie shtetërore.
“Qeveritarët që prisnin që të dëgjonin nga kreu i qeverisë për dhimbjet e mëdha që krijojnë rritjet e çmimeve siç është ai i kafshatës së gojës, i shumëfishimit të vajit, të sheqerit, orizit, rritja e çmimit të naftës. I diktuar nga spekulacionet dhe lidhja e spekulantëve me qeverinë nuk morën asnjë përgjigje nga këto. Ata në ekranin e atij kongresi nuk ekzistonin.
Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, dhe u përgjëruan dhe rrahën gjoksin për fshatarët apo për të tjerët por e vërteta është se kongresi i tyre në vend të lajmeve të rëndësishme për dhimbjet e përditshme të qytetarëve i informoi ata se narko-shteti ka vendosur që të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar.
Ka vendosur ligjërimin e kanabisit, me anketën kombëtare, për të thënë se shqiptarët janë dakord, kjo është praktikë e shkatërrimit kombëtar.
Gjithçka në kuvend kudo që të mbulojë me retorikë dhe me dengje kashte dhe të tjerë të mbulojë flakët e inceneratorëve, aferën që nga Rama dhe vartësit e Allqi Bllakos dalin si organizatë kriminale që do të vidhnin kushedi sa miliona vetëm në një aferë" ka thënë Berisha.