TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 57-vjeçar ka humbur jetën duke punuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kasharit, ku sipas policisë, punëtori është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.