AKTUALITET, 15 Prill 2022, 14:51

Djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit, zbardhet ngjarja. Ja kush dyshohet se ia vuri zjarrin

Djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit, zbardhet ngjarja. Ja

Policia tha se ka zbardhur ngjarjen e datës 10 prill, ku automjetit të kryeplakut të Vermoshit, Prek Vushaj, iu vu zjarri.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia tha se “në përfundim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasja L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasja L. Sh. dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur shtetasit P. V., automjetin tip Toyota, të cilin e ky shtetas e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh”.

Njoftimi nga Policia

Zbardhet dhe dokumentohet djegia e automjetit në pronësi të shtetasit P. V., ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas një pune hetimore disaditore, kanë zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur më datë 10.04.2022, në fshatin Vermosh, ku u dogj automjeti tip “Toyota”, në pronësi të shtetasit P. V.

Në përfundim të veprimeve hetimore u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasja L. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Shtetasja L. Sh. dyshohet se për motive të dobëta, i ka djegur shtetasit P. V., automjetin tip Toyota, të cilin e ky shtetas e kishte parkuar në afërsi të lumit Cem, në fshatin Vermosh.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.