AKTUALITET, 15 Prill 2022, 13:46

Meta flet për deklaratat e Ramës ndaj SPAK, a do të ketë më pikë takimi mes tij e kryeministrit pasi të mbarojë mandati i Presidentit?

Meta flet për deklaratat e Ramës ndaj SPAK, a do të ketë

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama nga Kongresi i PS, kur tha se SPAK nuk duhet “te haje vetëm nga një krah”, duke përmendur arrestimet e ish ministrit Lefter Koka dhe ish deputetit Alqi Bllako, por i tregoi se “ne anën tjetër janë abuzimet më të mëdha”.

Sipas kreut të shtetit, këto deklarata “udhëzime për tu treguar institucioneve të drejtësisë se deri ku e kanë kufirin për të hetuar”, janë “përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga kapja e shtetit nga ky korrupsion kaq i rëndë me të cilin ndeshet shoqëria jonë”.

Pyetje: Pas lënies së mandatit të Presidenti ka mbetur ndonjë pikë takimi me kryeministrin Edi Rama dhe a është e vogël LSI për ju siç thotë Kryemadhi?

Presidenti Ilir Meta: Në politikë të rëndësishme idetë, e sidomos kur ato janë të kohës, e sidomos kur i shërbejnë të ardhmes e kam treguar se idetë për të cilat jam përkushtuar në politikë kanë qenë të tilla.

Pyetje: A keni një koment për thirrjen që i është drejtuar SPAK nga Rama dhe Basha për të nisur hetim pas shpalljes “non grata” të Berishës?

Presidenti Ilir Meta: Nuk kam dëshirë të merrem me çështje të cilat unë i konsideroj banale dhe të cilat tregojnë një raport shumë të vjetër midis politikës dhe drejtësisë, aq më tepër kur vijnë nga ajo lloj politike që do të sillte drejtësinë e re dhe të ëndërruar, çdo politikan kur ka fakte, akte, vepra konkrete të shpërdorimit të detyrës, falsifikimit, krimit i çon në institucione e drejtësisë.

Unë dhe si president kam çuar në mënyrë sistematike bazuar në akte e prova mjaft dokumente e prova që vërtetojnë për njerëz të caktuar në sistemin e drejtësisë apo ish qeverisjen e vendit apo qeverisjen e vendit e këtë duhet të bëjë çdo politikan serioz.

Ndërsa përpjekja për udhëzime nga Kongresi i partisë institucioneve të drejtësisë se deri ku e kanë kufirin për të hetuar e si duhet të bëjnë drejtësi me regji s’janë gjë tjetër veçse përpjekje e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë nga kapja e shtetit nga ky korrupsion kaq i rëndë me të cilin ndeshet shoqëria jonë.

Detyrë e institucioneve të drejtësisë të tregojnë integritetin e besueshmërinë e tyre dhe detyra e qytetarëve që të marrin përgjegjësitë e tyre duke qenë me aktivë e më të vëmendshëm dhe duke kërkuar përgjegjësi ndaj atyre që e kanë dështuar këtë reformë.