TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas lajmit në median gjermane “Der Spiegel”, për shoqërimin nga Policia Federale të kryeministrit Edi Rama nga avioni i Lufthansa në dhjetor, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë shqiptare, Endri Fuga.
Në një postim në Twitter, Endri Fuga shkruan se bëhet fjalë për një lajm të vjetër dhe për këtë incident, kompania ajrore, thekson zëdhënësi i Ramës, ka kërkuar edhe ndjesë, pasi një prej anëtarëve të ekuipazhit ka pasur sjellje të pahijshme:
“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite”, shkruan Fuga.
