AKTUALITET, 15 Prill 2022, 12:08

Presidenti i ri, PS propozim Kuvendit: Më 29 prill të mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Presidenti i ri, PS propozim Kuvendit: Më 29 prill të mblidhet

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është drejtuar Kuvendit me një kërkesë për nisjen e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës.

Balla kërkon që në Konferencën e Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, të përcaktohet dhe data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit.

“Propozoj që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet në datën 4 maj 2022”, thuhet në shkresën e Taulant Ballës.

“Ju parashtroj kërkesën që Kuvendi të fillojë procedurën e zgjedhjes së Presidentit më datën 29 Prill 2022.

Për këtë qëllim, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, ju propozoj thirrjen e Konferencës së Kryetarëve më datë 29 Prill 2022, me këtë rend dite:

Fillimi i procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Përcaktimi i datës së raundit të parë të votimit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, referuar nenin 87 të Kushtetutës, propozoj që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet në datën 4 maj 2022,”-shkruan Taulant Balla në kërkesën drejtuar kryetares së kuvendit, Lindita Nikollës.

Presidenti i ri, PS propozim Kuvendit: Më 29 prill të mblidhet

Presidenti i ri, PS propozim Kuvendit: Më 29 prill të mblidhet