AKTUALITET, 7 Maj 2022, 18:57

Sulmi ndaj bankave/ Berisha: Rama do të shtijë në dorë regjistrin bankar

Sulmi ndaj bankave/ Berisha: Rama do të shtijë në dorë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas atyre që i oonsideron presione të Edi Ramës ndaj bankave të nivelit të dytë.

Një ditë më parë, Rama kritikoi bankat se janë mbrapa sa i takon shërbimeve online.

Sakaq, Berisha shprehet në një postim në rrjetet sociale, se Rama kërkon të marrë në dorë regjsitrin bankar.

Deklarata: 

Rama do te shtije ne dore regjistrin bankar!

Prapa sulmit te djeshem kunder bankave te Edi Rames qendron kerkesa e tij per marre nen kontroll regjistrin e Kredive.

Ta dashur miq, Edi Rama papritmas sulmoi me rrufe e bubullima, sistemin bankar ne Shqiperi.
Ata qe degjuan kete sulm te pazakont ndaj bankave ne keto 30 vite mbeten sa te habitur aq dhe te tronditur sepse ne bankat e vendit kane kursimet e tyre qindra mijera familje dhe biznese shqiptare.

Por qytetari dixhital informon se shkaku i sulmit te eger ndaj bankave qendron ne kerkesen insistuese te Edvinit per çvendosjen e regjistrit bankar nga Banka e Shqiperise tek zyrat e Rames, famozja drejtori e AKSH-it, ne menyre qe ai te vendose ne kontroll total kursimet dhe kredite e qytetareve shqiptar. 

Guvernatori i Bankes se Shqiperise e kundershton ne menyre kategorike dorezimin e regjistrit bankar pasi bankat e vendit i kane bere te qarte atij se ato do te largohen nga vendi ne rast se regjistri bankar i dorezohet ekzekutivit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt tiranik te Edi Rames, i bej thirrje guvernatorit te Bankes se Shqiperise dhe drejtuesve te bankave te vendit te refuzojne kategorikisht kete kerkese ne thelb marksite te Edi Rames. sb