TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Rama i bëri SPAK-ut në Asamblenë e Partisë Socialiste. Në një dalje për mediat, nga selia blu, deputeti Këlliçi u shpreh se Ramën e ka kapur paniku.
Këlliçi deklaroi se nuk ka hallin e drejtësisë, por hallin e tij dhe karriges së tij, të cilin po e mban me presion. Më tej deputeti u shpreh se, ka informacione të besueshme rreth disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.
“Kush ka dëgjuar Ramën të sulmojë SPAK e kupton hallin e tij dhe të qeverisë së korruptuar që e drejton prej me shumë se 9 vjetësh.
Klithmat e Ramës më shpëtoni nga Berisha tregojnë panikun që e ka kapur dhe gjendjen e tij të pashpresë.
Sulmi i përsëritur i Ramës kundër SPAK ka të bëjë me Edi Ramën dhe të korruptuarit që e rrethojnë atë. Kjo edhe në bazë të një sërë informacionesh të besueshme në lidhje me disa hetimeve ndërkombëtare rreth personit të tij.
Sulmi i tij është mesazhi i koduar ndaj SPAK që SPAK të tërhiqet me cështje që prekin Ramën dhe njerëz të afërt të tij”, tha Këllici.